Një i ri nga Senegali është arrestuar në pikën kufitare të Qafë Thanës në hyrje të Shqipërisë.

22-vjeçari me iniciale D.I. tentoi të korruptonte policin shqiptar të konstrollit të pasaportave.

Në brendësi të dokumentacionit, 22-vjeçari kishte vendosur 50 Euro me qëllim që të kalonte kufirin drejt Shqipërisë pa vizë.

Në përfundim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal për shtetasin D. I., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. /tvklan.al