Autoritetet policore në Tiranë njoftuan këtë të mërkurë arrestimin e një 22-vjeçari, i cili dyshohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur.

Burime zyrtare të policisë sqarojnë se në pranga ka përfunduar një 22-vjeçar me iniciale A.D, banues në fshatin Resk të Kukësit.

“Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin nr 5, kanë kryer  arrestimin në flagrance të  shtetasit , A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, thotë policia në njoftimin e saj për mediat./tvklan.al