Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në Itali ku është përfshirë në një aksident një shqiptar. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili si pasojë e përplasjes me një kamion ka ndërruar jetë. Identiteti i tij nuk është bërë ende publik.

I riu po udhëtonte më një Alfa Romeo në rrugën Cassino-Formia, kur u aksidentua me kamionin. Përplasja ishte shumë e fortë, aq sa i riu humbi jetën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Edhe pse aty shkuan menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ambulanca nuk kishte asgjë për të bërë për të sjellë në jetë shqiptarin. Drejtuesi i mjetit tjetër nuk ka pësuar dëmtime.

Karabinierët janë duke hetuar shkaqet e aksidentit  tragjik që çoi në humbjen e jetës së të riut shqiptar./tvklan.al