22-vjeçarja që nuk kënaqet me madhësinë e gjoksit


22-vjeçarja që nuk kënaqet me madhësinë e gjoksit

13:06 10/09/2020

Një vajzë e re ka shpenzuar 38 mijë euro në operacione plastike për t’u dukur në fund si një kukull “Bimbo”. 22-vjeçarja Amber May ka treguar për mediat se ka kryer filler për fytyrën që në moshën 18-vjeçare.

“Jam e varur nga operacionet plastike”, ka treguar May.

Në moshën 19-vjeçare, e palumtur me numrin natyral të gjokseve, ajo vendosi që të kryente një operacion për zmadhimin e tyre. May është një prezantuese televizive, balerinë dhe modele. Ajo ka treguar se njerëzit i thonë se duket si kukull Barbie. Madje e reja ka plane për të hyrë akoma në sallën e operacionit.

“Operacionin e parë të gjokseve e bëra 19 vjeçe. I thashë doktorit që të m’i bënte sa më të mëdha. Kam vendosur që t’i rris akoma vitin tjetër”, ka rrëfyer ajo.

11 mijë Paund e reja i ka harxhuar në operacionet për gjokset, 15 mijë të tjera në implante për vithet, 8 mijë Paund për hundën dhe rreth 3 mijë Paund të tjera për procedura të ndryshme kozmetike. /tvklan.al





Të ngjashme