Basha, Berisha e Meta homazhe pranë memorialit

Kryetari i Partisë Demokratike dhe lideri i kësaj force politike, Sali Berisha, kanë kujtuar 22-vjetorin e vrasjes së heroit të demokracisë, Azem Hajdari.

Gjatë homazheve të zhvilluara në memorialin e Hajdarit, kreu i opozitës e cilësoi të sotmen një thirrje për rininë që të mos shohin ikjen nga vendi si zgjidhje, por përballjen dhe fitoren, ashtu siç bëri Azem Hajdari në Dhjetorin e 1990 e në vitet që pasuan.

Sipas Bashës vepra e Azem Hajdarit është dëshmia e qartë se askush dhe asgjë nuk mund ta ndalë dëshirën, energjinë dhe vendosmërinë e rinisë, por edhe të popullit shqiptar për ndryshim.

Homazhe pranë memorialit të Azem Hajdarit ka zhvilluar edhe Presidenti Ilir Meta. “Shqipëria si Europa” edhe më aktuale pas 30 viteve, shprehet kreu i shtetit.

Tv Klan