Autoritetet turke kanë kapur 220 kilogramë kokainë në një anije që kishte ardhur nga Brazili.

Policia nga provinca bregdetare e qytetit Mersin, gjeti kokainën e fshehur në një kontenier të anijes, që mbante pako letre.

Turqia njihet si rrugë ballkanike e trafikut të drogës, e cila përdoret për të furnizuar Perëndimin me drogë që vjen nga Azia dhe Lindja e Mesme, përfshirë heroinën që lëviz nga Afganistani për në Evropë.

Ndërsa, pamje të marra nga aksioni i ditës së kaluar, tregojnë policinë e narkotikëve me qen kërkimi duke kaluar nëpër kontenierë dhe duke nxjerrë blloqet e paketuara të kokainës nga kutitë e etiketuara se përmbanin letër bosh, të formatit A4.

Ankaraja thotë se trafiku i drogës është një nga burimet kryesore të financimit për grupet terroriste që veprojnë në vend.

Turqia në vitet e fundit ka zgjeruar aktivitetet e saj anti-narkotike, pas një rritje të përdorimit të drogës dhe vdekjeve të shumta të shkaktuara nga konsumi i marijuanës sintetike./tvklan.al