Presidenti Biden bën thirrje për armëpushim

Pavarësisht thirrjeve të faktorit ndërkombëtar për armëpushim, luftimet mes Izraelit dhe palestinezëve kanë vazhduar edhe këtë të martë.

Izraeli kreu një numër të madh sulmesh ajrore në Gaza, ndërsa militantët e Hamasit u kundërpërgjigjën duke lëshuar dhjetëra raketa gjatë natës.

Të paktën 212 njerëz, përfshirë 61 fëmijë, raportohen të vdekur deri më tani në Gaza, dhe 10 duke përfshirë dy fëmijë, në Izrael.

Izraeli thotë se shumica e të vrarëve në Gaza janë militantë dhe se çdo vdekje civile është e paqëllimshme.

Shtëpia e Bardhë bëri të ditur se Presidenti Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku shprehu mbështetjen e tij për një armëpushim.

Por Netanyahu u tha izraelitëve më herët se sulmet kundër vendeve militante dhe udhëheqësve në Gaza do të vazhdonin.

Tv Klan