2 230 raste me Covid dhe 5 viktima në 24 orë




2 230 raste me Covid dhe 5 viktima në 24 orë

17:53 22/01/2022

Rritet numri i pacientëve në spitale

Më shumë se 1 në 3 të testuar rezultoi pozitiv me Covid këtë të shtunë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 6 598 teste të kryera kanë rezultuar pozitive 2 230 raste. Mbi 1 mijë prej tyre u gjetën në Tiranë që ndiqet nga qytetet e mëdha si Shkodra, Durrësi, Fieri e Vlora.

Në të gjithë vendin numërohen zyrtarisht 24 436 të sëmurë aktivë me COVID. Një rritje kanë pësuar në 24 orët e fundit të shtuarit në spitale ku po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

24 orët e fundit shënuan 5 jetë të tjera të humbura. Ata janë 2 qytetarë nga Tirana ndërsa të tjerët i përkisnin Elbasanit, Rrëshenit dhe Sarandës të moshave nga 60 në 80 vjeç. Shkon kështu në 3297 numri i viktimave në vendin tonë që prej nisjes së pandemisë. Autoritetet raportuan se tashmë e kanë kaluar sëmundjen mbi 218 mijë persona.

Tv Klan











Të ngjashme