148 pacientë të shtruar në spitale

5 qytetarë të tjerë të moshave nga 38 deri në 90 vjeç e humbën betejën me koronavirusin në vendin tonë në 24 orët e fundit duke e çuar numrin total të viktimave në 3101. Autoritetet shëndetësore në vend njoftuan se ata ishin nga Fieri, Pogradeci, Korça, Berati dhe Vlora.

Të infektuarit e rinj janë 228 të cilët u zbuluan pas 1513 testimeve. Gati gjysma e tyre janë nga Tirana dhe më pas vijnë Fieri, Vlora, Saranda dhe Berati.

Numri total i të infektuarve prej fillimit të pandemisë i ka kaluar 200 mijë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 594 qytetarë, ndërsa në të gjithë vendin janë edhe 6694 pacientë aktivë. Në spitale janë shtruar 148 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar.

Tv Klan