Pas 3 javësh në krye të Box Office, filmi “Jumanji – Welcome to the jungle” ka rënë nga froni.

Vendin e tij e ka zënë filmi “Maze Runner: The Death Cure” me 23. 5 milionë dollarë fitime, gjatë fundjavës në kinematë amerikane.

Ky produksion është finalja e trilogjisë së filmave ‘Maze Runner”. Premiera e këtij filmi është shtyrë një vit pas dëmtimeve të aktorit kryesor Dylan O Brien, në setin e xhirimit.

Gjithashtu dhe kritikët e kinematografisë kanë vlerësuar me një notë të lartë performancën e aktorëve në këtë film. The Death Cure është një film fantastiko-shkencor dhe romancë, që trajton arratisjen e disa adoleshentëve nga disa laboratorë eksperimentalë të kontrolluar nga qeveria amerikane.

Tv Klan