Vetëm për veprën e korrupsionit javën e fundit janë arrestuar Korçë, Elbasan, Kurbin, Lezhë dhe Tiranë 23 punonjës dhe drejtues të administratës publike.

Ndjekje penale është kërkuar dhe për 3 punonjës të burgut të Burrelit, ndërsa në total janë rekomanduar nga task forca antikorrupsion masa administrative për 23 punonjës të burgjeve të ndryshëm në vend përfshirë, edhe staf të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Nuk mungojnë çdo javë dhe shkeljet e konstatuara në Hipoteka. Në zyrën e Regjistrimit të Pasurive Durrës është kërkuar vërejtje për largim nga detyra për vetë drejtorin, si dhe 18 punonjës.

Tv Klan