Policia spanjolle çmonton organizatën kriminale

Policia spanjolle ka kryer fazën e dytë të operacionit Conifera për arrestimin e 23 anëtarëve të një organizate që vepronin në provinca të ndryshme të Spanjës me trukimin e ndeshjeve të futbollit në ligat e ulëta, si dhe në kampionatin e Andorras dhe të Gjibraltarit. Në fazën e parë ishin arrestuar 21 persona.

Organizata e kryente aktivitetin në mënyrë të strukturuar dhe me faza të përcaktuara. Fillimisht merrte informacion të minutës së fundit nga lojtarët për formacionet, zëvendësimeve të mundshme dhe modulit të lojës.

Më pas, drejtuesit e organizatës komunikonin me lojtarët me mesazhe të koduara. Bastet vendoseshin nga të njëjët persona por me identitete të ndryshme ne kompani online si dhe personalisht në qendrat e agjencive.

Skedinat ishin në shuma të vogla për të mos rënë në sy. Më pas, drejtuesit e organizatës shpërndanin fitimet edhe me sportistët e përfshirë.

Për të çmontuar këtë organizatë, Policia ka pasur bashkëpunimin e Europol, Interpol, SIGMA, UEFA, LaLiga dhe Federata spanjolle. Nën hetim janë edhe 30 persona të tjerë.

Operacioni Conifer u aktivizua në Korrik të vitit 2021 nga sinjalizimi në mekanizmat e mbrojtjes që kanë si La Liga ashtu edhe Federata Spanjolle e Futbollit.

Tv Klan