Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit në bashkëpunim me policinë ka goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të drogës në zonën e Skraparit. Kështu, SPAK lëshoi 23 urdhërarreste, të cilat u ekzekutuan të gjitha nga policia.

Në mesin e të arrestuarve janë 4 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Skrapar dhe 3 funksionarë publikë. Ata akuzohen për kultivim të bimëve narkotike dhe grup i strukturuar kriminal.

“Konkretisht punonjësit e policisë Neritan Naska (Shef i Stacionit të Policisë Poliçan), Klement Zeqo, Bardhyl Çela, Astrit Duro me detyrë punonjës policie, si dhe funksionarët publik, shtetasi Edmon Zotko me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Tërpan, Fatos Lamaj, me funksion Kryeplak i fshatit Çorrogjaf, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, sipas funksioneve dhe roleve, me veprime dhe mosveprime, kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike në territorin ku ushtrojnë detyrat funksionale dhe kompetencat, si dhe kanë favorizuar autoret që kanë kryer kultivimin e bimëve narkotike”.

Nga hetimet rezultoi se një grup personash, të cilët vepronin në zonën e Skraparit, kanë kryer veprat penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme, atë të “Grupi i strukturuar kriminal”, si dhe veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Përgjimet telefonike dhe vëzhgimet e kryera nga policia gjyqësore, zbuluan se në territorin e rrethit të Skraparit ishin kultivuar bimë narkotike kanabis sativa në parcela dhe vende të ndryshme, pothuajse në gjithë këtë territor.

Gjatë hetimeve janë dokumentuar 28 episode të këtij aktiviteti kriminal.

“Janë dokumentuar disa episode të sekuestrimeve të lëndëve narkotike dhe personat e dyshuar të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Janë dokumentuar dhe sekuestruar lëndë narkotike e llojit cannabis sativa në 28 episode, në të cilat ishin ngritur impjante vaditje, vendqëndrimi dhe vendstrehime për punonjësit që punonin në këto parcela dhe gjithë infrastruktura e nevojshme për këtë aktivitet kriminal”.

Gjatë hetimeve, janë sekuestruar gjithsej 5045 bimë narkotike kanabis si dhe janë sekuestruar 176 kg lëndë narkotike e paketuar në gjëndje të thatë, e gatshme për t’u trafikuar. Gjithashtu janë evidentuar dhe disa magazina të përshtatura për tharjen dhe ruajtjen e lëndës narkotike.

Emrat e të arrestuarve dhe masat e vendosura për secilin prej tyre

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Arben LEKLI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, ”Pastrimi i produkteve te vepres penale apo veprimtarisë kriminale”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 287, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Sefedin DOKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike” , “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28, 283/1 e 28, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Alban Bendo. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatjon Beshiri. I dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetases nën hetim Anxhela Beshiri. E dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 283/1 e 28/2, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Selfo Kaposhi. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të ”Grupi i strukturuar kriminal” , të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Esmeraldi KAPOSHI. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Zylyftar ZHURDA. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilia BALLO. I dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në formën e posaçme atë të grupit të strukturuar kriminal, ”Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara nga nenet 284 e 28/4, 333/a të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Olgert DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Elson DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Teki DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fuat DUSHO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Enver MUÇAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer ne bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal shtrëngues “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Altin SULA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Redian SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “Detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Ilir SHIMI. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga neni 284/2 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Klement ZEQO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Bardhyl ÇELA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Astrit DURO. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Neritan NASKA. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Edmond ZOTKAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Masë sigurimit personal “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, kundër shtetasit nën hetim Fatos LAMAJ. I dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.

Reagon Ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi

Është përmbyllur sot një operacion i rëndësishëm për goditjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit në vend. Ky hetim i iniciuar nga SHÇBA dhe i ndjekur në mënyrë profesionale nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë dhe nën drejtimin e SPAK, u finalizua me ekzekutimin e 23 vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar.

Përgëzime për strukturat e angazhuara në këtë mega-operacion, të shtrirë në kohë dhe në gjithë hallkat e zinxhirit, nga kultivuesit e bimëve narkotike, autoritetet lokale e deri tek zyrtarët e Policisë së Shtetit, që duke shpërdoruar detyrën u bënë palë në këtë aktivitet kriminal.

Shpreh bindjen dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme, për thellimin dhe shtrirjen e hetimeve gjithëpërfshirëse, për të goditur çdokënd që do të tentojë të përfshihet në paligjshmëri, duke i përballur ata me drejtësinë. Vetëm kështu do të ndërtojmë një Shqipëri më të sigurt e më të mirë për të gjithë.

Policia e Shtetit jep informacion zyrtar

Policia e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar për operacionin antidrogë të zhvilluar në Skrapar. Nga 23 urdhërarrestet e lëshuara nga SPAK, Policia fillimisht tha se kishte ekzekutuar 22 prej tyre, ndërsa 1 person ishte shpallur në kërkim. Megjithatë arratia e Teki Dushos zgjati fare pak, pasi pak kohë më vonë policia njoftoi arrestimin e tij./tvklan.al