F. Limani, 23 vjeç nga Shqip nga Shqipëria, shkoi në Britaninë e Madhe për një të ardhme më të mirë, por së shpejti do të kthehet në atdhe. Siç shkruajnë mediat angleze, së bashku me një azilant tjetër ata hynë në një banesë përmes dritares për të vjedhur gjëra me vlerë.

Ata gjetën një orë xhepi të florinjtë që i përkiste stërgjyshit të pronarit, sende të tjera me vlerë, para dhe portofolet e fëmijëve. Prokurori në Gjykatën e Leeds u shpreh se pronari kishte udhëtuar së bashku me familjen atë pasdite. Por në celular u lajmërua se kamerat e derës kishin pikasur lëvizje jashtë pronës.

Ai mundit të shihte dy njerëz që ecnin drejt pronës së tij. Ai kontaktoi me disa fqinj për t’u siguruar nëse kishte drita që lëviznin në shtëpi. Pas kësaj, u lajmërua policia e cila arriti menjëherë. Limani dhe personi tjetër dolën nga pjesa e pasme e banesës dhe shkuan deri në një shkollë.

E teksa personi i paidentifikuar u zhduk, 23-vjeçarit shqiptar i vunë prangat. Gjatë dëshmisë së parë e mohoi veprën penale. Por më vonë e pranoi akuzën për vjedhje duke marrë përgjegjësi për të gjithë organizimin. Por gjykatësi u shpreh se kjo nuk ishte e vërtetë pasi në kamera janë filmuar dy persona.

Avokati i Limanit, tha se i riu shqiptar kishte shkuar me anije para 19 muajsh. Ai tha se 23-vjeçari kishte pranuar t’i paguante trafikuesve të tij 25 mijë Paund. Ai u urdhërua që t’i paguante paratë duke punuar. Duke punuar në ndërtim dhe lavazh, shqiptari i çoi vëllait në Shqipëri 5 mijë Paund.

Avokati i tij u shpreh se pasi erdhi në Britani, Limani u kap me dokumente false dhe u dënua me 9 muaj burg. Prej asaj kohe ai ka kërkuar azil. Për këtë arsye e ka të pamundur të punojë derisa të vendoset se çfarë do të bëhet me aplikimin e tij.

Gjykata e dënoi me 18 muaj burg të riun dhe pas kësaj të deportohet./tvklan.al