Ndërron jetë gruaja që u përplas nga makina në Tiranë
16:46 07/02/2023
Lajm i përditësuar | Një aksident me pasojë vdekjen e një 76-vjeçare ndodhi sot pasdite në bulevardin Zhan D’Ark të kryeqytetit.
Automjeti i drejtuar nga 23-vjeçari Marjol Aliko përplasi fillimisht kalimtaren, duke e dëmtuar atë. Fatkeqësisht gruaja humbi jetën në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Ndërkohë identiteti i saj nuk është bërë ende i ditur nga policia.
Tv Klan