Një 71-vjeçar ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra pasi është aksidentuar nga një automjet.

Policia e Tiranës njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:55, në Institut Bujqësor, ku mjeti me drejtues shtetasin K.D., 23 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin GJ.L., 71 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Drejtuesi i mjetit është shoqeruar në ambientet e Komisariatit Nr.3, për veprime të metejshme.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /tvklan.al