Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë pas sherrit me shokun e tij. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në Vaun e Dejës rreth orës 21:00.

Sipas policisë, i plagosuri Mark Nikolli ka qenë së bashku me shokun e tij me iniciale F.N 23 vjeç. Pas një sherri të çastit për motive të dobëta mes tyre, 23-vjeçari qëlloi me pistoletë në këmbë Mark Nikollin, duke e lënë të plagosur lehtë.

Edhe pamjet filmike të lokalit tregojnë se të dy të rinjtë ishin të ulur bashkë dhe janë shokë me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, autori është shpallur në kërkim dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e tij.

Autori i kësaj ngjarje është me precedent penal, i dënuar më parë për armëbajtje pa leje.

/tvklan.al