23-vjeçari terrorizon çiftin e bashkëshortëve, qëllon me automatik pranë banesës së tyre


23-vjeçari terrorizon çiftin e bashkëshortëve, qëllon me automatik pranë banesës së tyre

09:30 27/07/2021

Një çift bashkëshortësh janë kërcënuar nga një 23-vjeçar në fshatin Adriatik të Kurbinit. Autori me iniciale Daniel Gjeloshi 23 vjeç nga Lezha kishte kanosur bashkëshortët P.N. dhe V.N. duke qëlluar në ajër me automatik pranë banesës së tyre.

Sapo policia mori njoftim për ngjarjen e ndodhur, shkoi menjëherë në vendngjarje dhe arrestoi 23-vjeçarin. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta. Uniformat blu sekuestruan edhe armën e zjarrit automatik me një krehër me 24 fishekë.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”. /tvklan.al






Të ngjashme