A ekziston dashuria me shikim të parë?! Ky çift e pohojnë dhe shprehen se pavarësisht diferencës së madhe në moshë, ndjenjat e tyre janë reale dhe shumë të forta.

Najee Martin, pronare e një biznesi, dhe Charles Sciberras, po ashtu një biznesmen i fortë, tregojnë se kanë rënë në dashuri fill pas bisedave të tyre të para në rrjetin social Tinder dhe më pas në takimin e parë përballë.

Çifti nga Amerika, me një diferencë në moshë prej 46 vitesh, kanë rrëfyer se janë tejet të lumtur bashkë, ndërsa sfidë për ta ka qenë vetëm reagimi skeptik që kanë pasur nga familjarët, shkruan “Mirror”.

“Familjet tona ishin skeptike në fillim, por ne u kujdesëm vetëm për njëri-tjetrin dhe nuk morëm parasysh asnjë shikim e koment që na vinte nga njerëzit përreth. Kur jemi bashkë, na duket sikur bota na përket vetëm ne”, është shprehur 23-vjeçarja.

Ajo thotë se dashuria për Charles, 69-vjeç, iu forcua edhe më tepër kur kuptuan se intelekti i tyre përputhej mjaft mirë, e po ashtu edhe pamja fizike e të dyve ishte një shkundi për tërheqjet e para.

“Ndjenja e humorit dhe hijeshisë së Charles së bashku me pamjen dhe ambicien time të mirë, e bëri tërheqjen mes nesh edhe më të pamohueshme”, tha Najee ndërsa foli edhe për planet e tyre për një fëmijë, të cilat i kanë shtyrë për pak më vonë. /Tvklan.al