Emisioni “Historia ime” në Tv Klan solli sot historinë e dhimbshme të 23-vjeçares Ela Shpata. Ela ka lindur dhe është rritur në një fshat të vogël të Gramshit, ndërsa sot jeton në Durrës në një shtëpi me qira, të cilën e ndan me disa vajza të tjera.

Fëmijëria ka qenë e vështirë, sepse nëna e saj ka ndërruar jetë kur ajo ishte vetëm 10 vjeç. Rritja ka qenë e vështirë, vetëm me babain e saj dhe me kushte jo të mira ekonomike, në një fshat të vogël me mentalitet të mbyllur.

Por problemi më i madh për të filloi kur në moshën 15-vjeçare, kur ju shfaq një infeksion lëkure, i cili në moshën 18-vjeçare filloi t’i përhapet në pjesë të ndryshme të trupit.

Ky infeksion, sipas saj i ka shkaktuar varje të lëkurës në pjesë të ndryshme. Pavarësisht kontrolleve që ka kryer për të kuptuar shkakun e këtij infeksioni, mjekët i kanë thënë se kjo varje i ka ardhur për shkak të infeksionit të pakuruar të lëkurës dhe se zgjidhja e vetme është ndërhyrja kirurgjikale estetike.

Mirela Milori: Je 23 vjeç?

Ela Shpata: Po 23 vjeç, në Prill mbush 24.

Mirela Milori: Jeni sa vëllezër dhe sa motra?

Ela Shpata: Jemi 7 fëmijë, kam 3 vëllezër dhe jemi 4 motra.

Mirela Milori: Mesa di ke humbur nënën. Sa vjeç ishe kur nëna u nda nga jeta?

Ela Shpata: Isha 10 vjeç kur humba mamin.

Mirela Milori: Iku nga ndonjë sëmundje apo?

Ela Shpata: Po kishte sëmundjen e kancerit!

Mirela Milori: Flasim pak për momentin që ti ke një infeksion në lëkurë? Sa vjeç ishe?

Ela Shpata: Kur isha 15 vjeç fillloi të shfaqej, por më shumë filloi në moshën 18 vjeç.

Mirela Milori: Çfarë ishte?

Ela Shpata: Më filloi nga infeksioni i gojës, më plasi tek gusha, m’u bë si kokrra e vezës. Vajta në Gramsh dhe më thanë për operim, kurse babi tha të shkojmë njëherë në Tiranë, ndoshta mos ka ndonjë zgjidhje tjetër, jo direkt operimi. Vajtëm në Tiranë dhe e kalova me antibiotikë këtë tek qafa, që m’u shfaq. E kurova këtë, pastaj më plasi njëherë tek veshi, vajta e kurova dhe këtë tek veshi dhe kështu ma dha në fillim. Pastaj u bë varja e lëkurës.

Mirela Milori: Për sa kohë vazhdoi që u shfaq njëherë në gojë, pastaj në qafë, në vesh?

Ela Shpata: Aty krijohej, aty përsëritej!

Mirela Milori: Deri në çfarë moshe vazhdoi?

Ela Shpata: 18 vjeç u shfaq më shumë deri në këtë moshë që jam 23.

Mirela Milori: Tani nuk vuan më nga infeksioni, por ti thua që të ka lënë vetëm varje lëkure?

Ela Shpata: Tani më ka lënë vetëm varje lëkure.

Mirela Milori: Por mjekët çfarë thonë për sa i përket infeksionit?

Ela Shpata: Mjekët më thonë që nuk ka kurë për këtë, e vetmja gjë është me operacion, më kanë thënë deri tani.

Mirela Milori: Po për faktin që ty të doli një infeksion në gojë dhe pastaj i dha shenjat në grykë dhe në veshë? Çfarë diagnoze të kanë dhanë mjekët, pse të shfaqej?

Ela Shpata: Ky është problemi që nuk e kanë gjetur nga se vjen, nga se është bërë, vetëm më kanë thënë infeksion lëkure kaq, që nuk ka kurim. Edhe po të kurohet thotë është një gjë që përsëritet dhe e vetmja gjë është vetëm operacion.

Mirela Milori: Vetëm operacioni estetik, për të bërë ngritjen e lëkurës. /tvklan.al