Një grua e re ka humbur 82 kg, si pasojë e një sëmundje të rrallë që i shkaktonte të vjella deri në 60 herë në ditë. Sophie Moss, 23 vjeç peshonte 152 kg përpara se të vuante pasojat e sindromës së vjelljeve ciklike, në Korrik të vitit të kaluar.

23-vjeçarja ka përjetuar situata të tmerrshme dhe sëmurej 5 herë në orë, situatë kjo që ndodhte për tre javë, çdo tre muaj.

Vetëm në një vit pesha e saj ra në 82 kg , por humbja drastike e peshës trupore sollo mjaft efekte anësore për Sophien.

ok 2

Ajo shprehet se ndihet si një grua e moshuar, pasi lëkura e saj nuk është e freskët dhe elastike, por qëndron e varur. Moss për shkak të gjendjes së saj është detyruar të heqë dorë nga puna, pasi sëmundja ishte kronike, ndërsa partneri i saj Damian Parkin, 31 vjeç ishte i detyruar të kujdesej vazhdimisht për të.

ok 3

“Unë jam e lumtur që kam humbur peshë,  pasi më parë kam qenë tepër e shëndoshë, por kjo gjë ka lënë pasoja në lëkurën time dhe unë  e urrej tashmë atë”

– thotë ajo.

Moss ende nuk di se çfarë e ka shkaktuar sëmundjen e rrallë të saj, që zakonisht është një çrregullim që ndodh më së shumti tek fëmijët./tvklan.al