Korça është goditur sërish nga një tërmet i shkallës 3.4 rihter në orën 14.44 së të shtunës me epiqendër fshatin Nikolicë.

Lëkundjet janë ndier në të gjithë rajonin. Banorët e kësaj zone kanë ndjere të premten një tjetër goditje të fortë me magnitudë 4.2 të shkallës rihter, por që sizmologët thonë se ajo ishte vetëm një prej lëkundjeve të shkaktuara nga aktiviteti sizmik i aktivizuar në fillim të këtij muaji. Gjatë muajit qershor në zonën e Korçës ka pasur 2300 lëkundje të tokës, 380 prej të cilave kane qene të ndjeshme.

“Në orën 14:44 nisi me një termet 3.4 u pasua nga një grumbuj tërmetesh deri në 40 dhe me i forti ishte 4.2”, thotë sizmiologu Olgert Gjuzi.

Goditje sizmike ka patur këtë të shtunë edhe në verilindje të vendit, ku në orën 11 e 27 një tërmet është regjistruar në Burrel, me magnitudë të shkallës 3.3 rihter. Lëkundjet janë ndier edhe në kryeqytet.

Tv Klan