Mes tyre shumë shqiptarë e kosovarë, për trafik droge

Operacioni “Karaburuni” i policisë italiane ka përfunduar me sukses sipas autoriteteve atje, ky  operacion kishte të bënte me personat që merreshin me trafikimin dhe shpërndarjen e tonelatave të drogës nëpër vendet më të njohura të Europës.

Në pranga gjatë këtij operacioni kanë rënë 237 italianë, në mesin e tyre 90 shqiptarë nga Shqipëria dhe 27 të tjerë nga Kosova.

Këta persona dyshohen se kanë pasur një linjë të trafikimit të drogës së fortë si kokainë e heroinë edhe marjuanë të importuar në Itali nga Shqipëria, Turqia, Holanda, Spanja, Belgjika, Kosova, Maqedonia, Kroacia, Franca, Gjermania, Kosova. Po ashtu ata akuzohen edhe për prodhim dhe tregtim të paligjshëm të një përzierje të paracetamolit dhe qitro-kafeinës, me ngjyra artificiale dhe që përdoreshin për të përzierë heroinën.

Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Burgje ka vënë në pranga stomatologun e burgut ‘Jordan Misja’, pasi në bëashkëpunim me një të burgosur ka futur drogë në burgun 313. Bashkë me të është vënë në pranga dhe bashkëpunëtori i cili vuan dënimin në ambientet e paraburgimit. Ky i fundit pas vizitës që kreu te stomatologu, kishte fshehur në trup 100 gramë lëndë narkotike e mbështjellë me letër alumini dhe plastmas.

Klan Plus