Shifra të ulëta të infektimeve me Covid-19



Shifra të ulëta të infektimeve me Covid-19

18:33 11/04/2021

7 viktima dhe 238 raste të reja në 24 orë

Infektimet me Covid-19 mbeten të ulëta në 24 orët e fundit. Nga 2684 testime të kryera në të gjithë vendin u zbuluan vetëm 238 raste pozitive. 68 janë në Tiranë, 19 në Korçë, nga 17 raste në Shkodër e Fier.

Numri i të shtruarve në spitale është ulur sërish. Në Tiranë dhe 3 spitalet rajonale po trajtohen 221 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë raportoi edhe për 7 viktima të tjera nga koronavirusi në 24 orët që kaluan. Ata janë nga Tirana, Durrësi, Përmeti, Lushnja dhe Shkodra, të moshave 54-72 vjeç. Numri total i viktimave prej fillimit të pandemisë shkoi në 2317.

Autoritetet shëndetësore raportuan edhe për 517 qytetarëve të shëruar, që në total janë thuajse 98 mijë. Rastet aktive janë 28 mijë.

Tv Klan







Të ngjashme