24 aplikacione që duhet të fshini menjëherë nga telefoni

24 aplikacione që duhet të fshini menjëherë nga telefoni

13:17 10/09/2019

Një tjetër ditë, të tjera aplikacione Android të shtuara në Google Play, të shkarkuara më mijëra herë dhe të prekura me virus në kodin e tyre.

Këtë herë, virusi quhet “Joker”. Sipas asaj që shkruan Aleksejs Kuprins, ekspert në kompaninë e sigurisë kibernetike, CSIS, ky virus është dizenjuar që t’i abonojë përdoruesit fshehurazi nëpër shërbime të ndryshme, diçka që ata mund të mos e venë re derisa të shohin paratë që u mungojnë në llogaritë e tyre bankare.

Pavarësisht se Google i ka hequr aplikacionet e prekura nga Joker, nga Google Play, ato ia kanë dalë që të grumbullojnë plot 472 mijë shkarkime.

Nëse keni ende të instaluara në telefonat apo tabletat tuaj Android aplikacionet më poshtë, apo aq më keq i përdorni ato ende , duhet t’i hiqni menjëherë.

Advocate wallpaper; Age Face; Altar Message; Antivirus Security – Security Scan; Beach Camera; Board picture editing; Certain Wallpaper; Climate SMS; Collate Face Scanner; Cute Camera; Dazzle Wallpaper; Declare Message; Display Camera; Great VPN; Humour Camera; Ignite Clean; Leaf Face Scanner; Mini Camera; Print Plant scan; Rapid Face Scanner; Reward Clean; Ruddy SMS; Soby Camera; Spark Wallpaper

Gjithashtu, sipas asaj që shkruan Lifehacker, nëse keni përdorur ndonjë prej këtyre aplikacioneve, bëni mirë që të kontrolloni llogarinë tuaj në Google Play për abonime të cilat nuk i mbani mend që i keni bërë dhe nëse bëni blerje online, atëherë shkoni në bankë dhe kontrolloi llogarinë bankare./tvklan.al

Të ngjashme