SHBA-të kanë administruar deri më tani mbi 202 milionë doza vaksinash Covid-19.

Rreth 39% e popullsisë amerikane ka marrë të paktën një vaksinë dhe 24% është vaksinuar plotësisht. Kjo bazuar tek të dhënat e publikuara nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). CDC raportoi se janë administruar më shumë se 202 milionë doza, rreth 78% e 258 milionë dozave të shpërndara.

Në New Hampshire, 58% e popullsisë ka marrë të paktën një dozë. Më shumë se 45% e banorëve në Maine, Connecticut, Massachusetts, New Mexico dhe Vermont janë pjesërisht të vaksinuar.

Disa shtete amerikane vijojnë të kenë një fushatë të ngadaltë vaksinimi. Misisipi dhe Alabama kanë vaksinuar vetëm 29% të popullsisë së tyre, respektivisht. Kjo shifër është 31% në Luiziana dhe Tenesi.

Ekspertët kanë bërë të ditur se pabarazitë rrjedhin pjesërisht nga qasjet e ndryshme për shpërndarjen e vaksinave. Disa shtete kanë qenë në gjendje ta bëjnë procesin më të drejtpërdrejtë përmes teknologjisë dhe komunikimit të qartë.

Aktualisht vendi numëron 32.3 milionë të infektuar dhe 580 mijë kanë humbur jetën, duke zënë kshtu vendin e parë në botë.

Klan News