24 fëmijë në një dhomë 4 me 4, ka qenë kjo gjendja e dhomës së gjumit të fëmijëve në kopshtin privat “Stinët” në kryeqytet.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, drejtuesi i “Stop” që denoncoi rastin e dhunës së shkaktuar ndaj vajzës 3-vjeçare, ka thënë se këto kushte nuk i kanë pasur as kapanonët e ushtrisë.

Gjatë fjalës së tij, Saimir Kodra shprehet se edhe edukatorja tjetër që shfaqet në pamjet e publikuara nga “Stop” duhet të përballet me akuzën për “mosdhënie ndihme”.

Saimir Kodra: Këtë video mezi e konvertova me një IT më të mirin dhe më pas e konvertova. Pas thyerjes së këmbës së vajzës, zhurma që dëgjoni është kocka e vajzës, kjo sipas ekspertëve mjeko-ligjorë. Pas këtij momenti, vajza rënkon 1 orë e 40 e sa minuta. Njëra nga edukatoret, Ola në këtë rast, i thotë që ndoshta e ka thyer. Fshehje krimi dhe mos dhënie ndihme të parë një fëmije. Ajo e kupton shumë mirë dhe kërkon ta fshehë dhe manipulojë. Mesa kuptova, vajza që është poshtë këtij krevati, duhet ta ketë nxjerrë këmbën në një nga këto të çarat e krevatit dhe ka qenë duke vënë veten në gjumë.

Blendi Fevziu: Po edhe këto krevatë, ngjit e zbrit…

Saimir Kodra: Janë tmerr.

Blendi Fevziu: Sa veta janë?

Saimir Kodra: 24 fëmijë në një dhomë 4 me 4. Ti më the dje kapanonët e ushtrisë, por kapanonët nuk janë kështu, janë me distancë e të gjata.

Blendi Fevizu: Jo nuk kanë qenë kështu as kur kam qenë në zbor në Mamurras.

Saimir Kodra: Këto 2 edukatore duhen të përballen dhe me akuzën për “mosdhënie ndihme”.

Jordan Daci: Përgjegjësia më e madhe, për mua është e atyre që nuk kanë vepruar. 100 po të shkarkohen nuk më dhimbset asnjë njeri.

/tvklan.al