Brenda Pranverës do të plotësohet deklarata individuale e të ardhurave

Të gjithë individët që kanë qenë të dypunësuar gjatë vitit të shkuar, brenda pranverës do të duhet të dorëzojnë një deklaratë individuale të të ardhurave, e cila po ashtu do t’i kushtojë më shumë sa i përket pagesës së taksave.

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj shpjegon se nëse dikush është i punësuar në dy vende me pagë 30 mijë lekë, dhe paguan tatim zero, tashmë të ardhurat do të bashkohen dhe do të paguajë 13% për njërën nga pagat për 12 muajt e vitit 2020. Në varësi të pagës, rritet edhe shkalla e tatimit.

Për ekonomistët, devijimi apo shmangja e plotësimit të kësaj deklarate për të dypunësuarit është e pashmangshme, pasi administrata tatimore i ka të dhënat e personave në sistem.

Por për ta, në disa raste kjo mund të nxitë edhe rritjen e mënyrave për fshehjen e të ardhurave, ku individi nuk punësohet, por zgjedh të ofrojë shërbim si person fizik dhe paguan 0 taksë për të ardhura deri në 140 mijë Dollarë.

Tatimet do të përgatitin një deklaratë të thjeshtuar për këto kategori, ndërsa kjo mënyrë e re taksimi prek 24 mijë persona të dypunësuar, kryesisht të profesioneve të shtresës së mesme: inxhinierë, arkitektë, juristë, kuzhinierë etj.

Tv Klan