Epidemia gripale në vend vazhdon të regjistroje rritje të rasteve të personave të prekur. 24 mijë është numri i atyre që gjatë një jave janë drejtuar në shërbimet shëndetësore për ndihmë. Mes tyre ka patur edhe raste me komplikacione që po trajtohen ne Spitalin Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza, në pediatri dhe në Spitalin Shefqet Ndroqi. Mjeket infeksionistë thonë se situata është me e vështirë se e një viti më parë dhe ne qarkullim janë 4 viruse që shkaktojnë komplikacione.

Mjeku

 

infeksionit

Pellumb Pipero

tha: “Janë dy nëntipe të gripit A, është AH1 N1 dhe H3 N2 dhe dy viruse të gripit B. Në një pjesë të madhe të rasteve kemi pasur komplikacione të rrugëve të poshtme të frymëmarrjes.”

Sipas raportimeve të bëra në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria gjendet në vendet me qarkullim tepër intensiv të viruseve gripale. Paralelisht me gripin në vend vazhdon të rritet numri i rasteve të infektuar me fruth. Deri me tani numërohen 86 persona të sëmurë mes të cilëve, ka raste të fëmijëve nën 1-vjeç me komplikacione dhe ne gjendje kritike.

Tv Klan