Prej pothuajse 24 orësh pasagjerët e linjës Durrës – Bari ndodhen në det pasi trageti nuk lejohet që të ankorohet në port.

Një pasagjer ka denoncuar në rubrikën “Kallëzo” në

tvklan.al

këtë rast duke bërë thirrje që autoritetet portuale italiane të lejojnë tragetin të ankorohet.

Ai thotë se nga komunikimet që u është bërë nga ana e stafit të tragetit, nuk lejohet ankorimi në Portin e Barit për shkak të kushteve të këqija të motit dhe dallgëve në det.

Nga informacionet që qytetarët kanë raportuar pranë redaksisë sonë, ata sqarojnë se nuk u është bërë me dije se kur do të zgjidhet kjo situatë dhe sa do të duhet të qëndrojnë në det, ndërsa shtojnë se në traget ka fëmijë e persona të sëmurë. Trageti është nisur nga porti i Durrësit rreth orës 03:00 të mëngjesit./

tvklan.al