Ministria e Shëndetësisë thotë se në 24 orët e fundit janë kryer 790 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 24 qytetarë, në këto bashki: 11 në Tiranë, 4 në Fier, 3 në Sarandë, 2 në Durrës, Elbasan, 1 në Delvinë, Korçë. Janë 186 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,757 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al