E paqartë nëse Gjykata Speciale do publikojë vendimin

24 Tetori është data e fundit e paraparë ku Gjykata Speciale do të konfirmoj apo do të hedh poshtë aktakuzën e pretenduar nga zyra e prokurorit të specializuar ndaj presidentit Hashim Thaçit e kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Megjithatë në rast të konfirmimit të plotë ose të pjesshëm të aktakuzës, Gjykata Speciale nuk e ka obligim ta publikojë a të konfirmojnë nga Dhomat e Specializuara. Një gjë të tillë e konfirmon edhe avokati i akredituar në Gjykatën Speciale Artan Qerkini, ndërsa thotë se mund të merren parasysh edhe rrethanat që kemi të bëjmë me një president të vendit.

“Duhet me dalluar konfirmimin e aktakuzës me publikimin ka mundësi që të deri në paraqitjen e parë para gjyqtarit të mos publikohet aktakuza”.

Ndërsa në rast të hedhjes poshtë të aktakuzës nuk ka rregullore që e përcakton se ajo duhet të bëhet publike në ditën kur bëhen 6 muaj nga pretendimet e prokurorit.

“Në rastin e të arrestuarit të fundit Salih Mustafa aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 19 Qershor ndërsa ai është arrestuar pas tre muajsh, më 24 Shtator”.

Pretendimet e zyrës së Prokurorit të Specializuar për aktakuzë janë konfirmuar më 24 prill të këtij viti ndërsa janë bërë publike pas 2 muajsh në kohën kur presidenti ishte nisur për udhëtim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Zyra e prokurorit të specializuar pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe disa persona të tjerë janë penalisht përgjegjës për 100 vrasje të paligjshme, tortura dhe përndjekje.

Tv Klan