Rriten sërish infektimet, shënohen 1029 raste të reja

Vijojnë të mbeten të larta vdekjet për shkak të koronavirusit në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se 24 persona të tjerë nuk e kanë fituar sërish betejën me koronavirusin në Kosovë, duke e çuar në 2,709 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë.

Autoritetet shëndetësore raportuan gjithashtu se janë kryer rreth 13 mijë testime, ndërsa janë konfirmuar 1029 raste të reja me covid-19.

Aktualisht në Kosovë janë mbi 22 mijë raste aktive me Covid-19.

Tv Klan