Një i ri ra nga kati i dytë i një qendre tregtare, duke zënë poshtë një grua. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së mërkurës, në një qendër tregtare në Stratford, në lindje të Londrës.

Dëshmitarë të shumtë treguan për tmerrin që përjetuan teksa panë të riun që ra nga kati i dytë, përpara se të binte mbi një grua që ndodhej poshtë.

Duke folur për britaniken “Mirror”, një zëdhënës i policisë Metropolitane tha se asnjë nga dy personat e përfshirë në këtë ngjarje nuk janë në rrezik për jetën, megjithatë ai u shpreh se plagët e gruas janë të rënda dhe me pasoja për tërë jetën.

Për ngjarjen autoritetet policore arrestuan të riun 24-vjeçar, i cili gjithashtu ndodhet në spital. Ai akuzohet për dëmtime fizike dhe vënie në rrezik të jetës nga papërgjegjshmëria. Megjithatë për ngjarjen ka nisur një hetim.

/tvklan.al