Xhetan Koka i ftuar në “Historia ime” në Tv Klan

“Historia ime” në Tv Klan ka sjellë ditën e sotme historinë e vështirë të një djali 24-vjeçar nga Dibra. Xhetan Koka ka rrëfyer në studio, se prej shumë kohësh ai gjendet në një konflikt me babin dhe vëllain e tij. Ai pretendon se ata e kanë përzënë nga shtëpia, pas kërkesës së tij për të marrë një hapësirë, ku mund të vendoset dhe të krijojë familjen e tij.

Xhetan thotë se kanë tre shtëpi, një të trashëguar nga prindërit e babait, ku edhe jetojnë dhe dy të tjera, njëra prej të cilave është ende në ndërtim e sipër.

Fëmijëria e tij ka qenë tejet e vështirë sepse familja e tij ka patur probleme ekonomike dhe Xhetan tregon se ka qenë i detyruar nga nëna e tij që të vidhte. Marrëdhënia me babain ka qenë gjithmonë e tensionuar, ai e rrihte, e përzinte edhe nga shtëpia dhe për të mbijetuar, Xhetan edhe ka vjedhur. Si pasojë, që në moshën 13- vjeçare ai është futur në burg.  

Mirela Milori: Çfarë arsimi ke Xhetan?

Xhetan: 6 klasë.

Mirela Milori: Nuk e ke mbaruar as 9-vjeçaren?

Xhetan: Jo!

Mirela Milori: Jeton në familje me prindërit dhe?

Xhetan: Me dy prindërit, 4 vëllezër dhe 2 motra.

Mirela Milori: Mesa di një nga motrat nuk jeton?

Xhetan: Po, një motër më ka vdekur.

Mirela Milori: Si ka qenë marrëdhënia me babin?

Xhetan: Shumë keq!

Mirela Milori: Po pse?

Xhetan: Po një prind shumë i dhunshëm, jam rritur nëpër burgje. 13 vjeç kam rënë në burg, tre herë. Për arsye se më nxirrte nga shtëpia s’më jepte bukë, më rrihte. Edhe shkollën e lashë në klasë të 6 sepse s’më jepte lekë për veshmbathje, për mjete shkollore, provime dhe isha i detyruar për të vjedhur.

Mirela Milori: Pra ke rënë në burg për vjedhje?

Xhetan: Po!

Mirela Milori: Të treja herët për vjedhje?

Xhetan: Po!

Mirela Milori: Sa ndjenjët në burg?

Xhetan: Herën e parë më dënuan një vit, ulje moshe 8 muaj. Bëra 6 muaj dola, bëra 3 ditë rashë prapë brenda. Herën e tretë më dënuan 3 vite dhe 4 muaj.

Mirela Milori: Çfarë vodhe që të kapi policia?

Xhetan: Pata grabitur një dyqan. Ai zoti i dyqanit nuk e dinte që e grabita unë, por u dorëzova vetë në polici.

Mirela Milori: Po me vëllezërit, si i ke marrëdhëniet?

Xhetan: Me babain dhe vëllain e madh nuk shkoj mirë, me ata kam probleme.

Mirela Milori: Po me nënën si është marrëdhënia?

Xhetan: Mirë për momentin mirë. Kur isha i vogël e mora rrugën e keqe nga nëna, se më mësonte të vidhja. Por ajo s’kishte faj..

Mirela Milori: Si s’kishte faj?

Xhetan: Ajo prej hallit, ekonomisë, më detyronte të vidhja dru, se s’kishte dru të ndizte sobën./tvklan.al