24-vjeçarja britanike, Chloe Ferry, ka “çmendur” fansat me foton e fundit të postuar në rrjetet sociale. Personaliteti i njohur i shfaqjeve “reality” vendosi t’u tregojë atyre rezultatin e fundit të operacionit në të pasme.

Bukuroshja 24-vjeçare ndodhet në Tajlandë në gjirin Phang Nga, ku ka vizituar edhe shkëmbin e njohur në ishullin e quajtur James Bond.

View this post on Instagram

This view😍

A post shared by Chloe Ferry💀 (@chloegshore1) on

Në të kaluarën Ferry e ka pranuar se ka harxhuar mbi 50000 paund për ndërhyrjet plastike dhe nuk është se ka ndërmend të ndalojë.

Që kur u bë e famshme në vitin 2015, ajo ka kaluar një numër të caktuar procedurash duke përfshirë hundën, gjoksin dhe të pasmet. Ajo i është nënshtruar edhe disa ndërhyrjeve të tjera që kanë të bëjnë me vetullat dhe lëkurën.

24-vjeçarja është shprehur se mezi pret që të kthehet në vendlindje që të nisë palestrën edhe pse aktualisht duket në formën e saj më të mirë./tvklan.al