Vihet në pranga nga policia e Lezhës

Një vajzë e re përfundoi në prangat e autoriteteve policore në Lezhë, pasi plagosi me thikë një person. Ajo është një 24-vjeçare me iniciale F.M. dhe akuzohet se pas një konflikti të çastit goditi me thikë A.M.

I plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Bashkë me 24-vjeçaren, policia procedoi penalisht edhe një tjetër person me iniciale A.Sh., banues në fshatin Barbullojë të Lezhës./tvklan.al