Një 24-vjeçare u vetëplagos me armë zjarri një ditë më parë në fshatin Cudhi Zall të Krujës. Burime zyrtare të policisë thonë se ngjarja ishte aksidentale dhe se arma pa leje i përkiste një 34-vjeçari i cili u arrestua. 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. B., 34 vjeç, si dhe nisi procedimi penal për shtetasen L. Rr., 24 vjeçe, të dy banues në fshatin Cudhi Zall. Ditën e djeshme dyshohet se shtetasja L. Rr. është vetëplagosur aksidentalisht në dorë, me një armë zjarri, të cilën 34-vjeçari e mbante pa leje, në banesë”, thotë policia në një njoftim për mediat./tvklan.al