24-vjeçarja Monique Murphy ishte një studente si gjithë bashkëmoshatarët e saj, derisa një aksident tragjik i ndryshoi në mënyrë drastike dhe të përhershme jetën.

Në 2014-ën, vetëm 3 javë pasi kishte nisur universitetin, e reja nga Australia ishte në një festë studentore. Por një javë më vonë ajo u zgjua në spital, pa asnjë ide se ku ishte apo se çfarë mund t’i kishte ndodhur. Ajo kishte gjithashtu një këmbë mangët.

Duke folur për australianen

News.co.au

, ajo tregon se ende nuk ia ka idenë se çfarë ndodhi në të vërtetë atë natë, por një gjë e di me siguri: që është me fat që është gjallë.

24-vjeçarja beson se dikush i kishte hedhur diçka në pijen e saj, e për këtë shkak ra nga kati i pestë i ballkonit, duke përfunduar në një çati prej xhami.

Pasi rashë mbi çati, isha në koma për 1 javë. U zgjova në spital duke mos patur asnjë ide se ku isha apo se çfarë më kishte ndodhur. Ishin mjekët që më treguan dhe më thanë gjithashtu se kisha humbur njërën prej këmbëve”,

rrëfeu e reja.

Tashmë, pas një periudhe të gjatë Monique ka rifituar lëvizjen falë këmbës protezë.

/tvklan.al