24 vjet nga sulmi i dytë ndaj familjes Jashari




24 vjet nga sulmi i dytë ndaj familjes Jashari

10:20 22/01/2022

Kanë kaluar plotë 24 vjet që nga sulmi i dytë nga forcat serbe ndaj familjes Jashari.

Pikërisht më 22 janar 1998 në orët e para të mëngjesit, nga Fabrika e Municioneve të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar kah Kulla e Jasharëve, për të sulmuar ata.

Atë natë të trishtë, Adem Jashari nuk ishte në shtëpi, por rezistencë sulmit i bënë Hamza dhe Shabani, bashkë me antarët e tjerë.

Kujtojmë se sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari ndodhi më 5 mars të vitit 1998. Ku pas një lufte që zgjati tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin.

Në shënimin e përvjetorit do të marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Ministri Hajrulla Çeku, anëtarë tjetër të kabinetit qeveritar, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe drejtues të institucioneve tjera shtetërore.

Në kuadër të kësaj ngjarjeje, do të bëhen homazhe tek dëshmorët, pastaj do të vizitohen kullat ku do të takohet edhe Familja Jashari, do të vizitohet shtëpia e Hamit e Salë Jasharit dhe të shihen ndërhyrjet emergjente në këtë shtëpi./klankosova











Të ngjashme