242 tonë më pak CO2 në ajrin shqiptar




242 tonë më pak CO2 në ajrin shqiptar

17:10 21/06/2021

Investimi i Coca Cola Bottling Shqipëria për Tiranën, Durrësin dhe Kavajën

Ndotja e ajrit që vjen kryesisht nga transporti përbën një shqetësim real për të gjithë qytetarët. Por Coca Cola Bottling në Shqipëri ka gjetur mënyrën për të kontribuar në një mjedis sa më të pastër.

Së fundmi ajo e ka zgjeruar flotën e saj të shitjes me 76 automjete të reja 100% elektrike. Investimi që nisi një vit me parë me 56 makina elektrike në Tiranë, është shtrirë me tej edhe për stafin e shitjes në Kavajë dhe Durrës. Pikërisht zëvendësimi i kësaj flote do të mund të kursejë rreth 242 ton CO2 në vit, ekuivalente të asaj që mund të absorvojnë 18,087 pemë çdo vit.

Po krahas tyre, Coca Cola Bottling në Shqipëri, ka ngritur edhe 3 pika për furnizimin e tyre, të cilat do t’i shërbejnë edhe përdoruesve të tjerë të makinave elektrike.

Synimi i radhës është që flota elektrike të shtrihet në të gjithë Shqipërinë, duke shërbyer kështu si një frymëzim për individët, komunitetet e ndryshme, bizneset dhe institucionet publike për t’iu bashkuar udhëtimit drejt një mënyre jetese më të gjelbër.

Tv Klan





Të ngjashme