Kim: Demokracia duhet mbrojtur

Në 4 Korrik, SHBA feston 246-vjetorin e Pavarësisë, por përfaqësia diplomatike amerikane në Tiranë ka zgjedhur ta organizojë festën kombëtare të amerikanëve më herët.

Pasditen e të premtes në oborrin e Pallatit të Brigadave ambasada amerikane kishte ftuar për të festuar së bashku me Pavarësinë edhe 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve Shqipëri – SHBA jo vetëm krerët më të lartë të shtetit, por përfaqësues të të gjitha pushteteve.

Ambasadorja Yuri Kim, në fjalën përshëndetëse u kujdes të rendisë faktet historike të luftës që kanë bërë dy popujt tanë për demokracinë e tyre për të dhënë mesazhin se liria nuk duhet marrë si një dhuratë, por duhet te mbrohet.

Demokracia nuk është një dhuratë që jepet nga zemërgjerësia ose merret me përulësi. Ky është një çmim i gjallë që “Ne, Populli” fituam në betejën e vështirë për pavarësi – qoftë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1776 apo në Shqipëri në vitin 1912. Dhe “Ne, Populli”, si ai amerikan ashtu edhe ai shqiptar, mbetemi të ngarkuar me detyrën për të çmuar, ruajtur, mbrojtur dhe forcuar demokracinë tonë jo vetëm për vetveten, por edhe për ata që vijnë pas nesh. Ajo kërkon që të vazhdojmë të jetojmë historinë dhe të bëjmë historinë tonë në formën veprore dhe jo pësore”.

I pranishëm në ceremoni ishte edhe Presidenti Meta, i cili mbajti një fjalë përshëndetëse duke risjellë në vëmendje të gjitha rastet kur ndihma e SHBA ka qenë vendimtare për shtetin shqiptar. Ndërsa mungoi Kryeministri Rama.

Tv Klan