25 aplikacione në Android mund t’ju vjedhin fjalëkalimin e Facebook



25 aplikacione në Android mund t’ju vjedhin fjalëkalimin e Facebook

10:30 02/07/2020

Ekspertët e teknologjisë kanë ngritur shpeshherë alarmin se shumë aplikacione në sistemin operativ Android ndërhyjnë në të dhënat personale të përdoruesve.

Së fundmi, ata paralajmërojnë se duhet të bëni kujdes nga disa prej këtyre aplikacioneve, pasi mund të vjedhin fjalëkalimin e Facebook-ut tuaj. Sipas një raporti nga “Evina”, janë 25 aplikacione që përbëjnë rrezik për sigurinë e Facebook.

Edhe faqja teknologjike ZDNet ka konfirmuar këtë raport dhe thotë se këto aplikacione janë shkarkuar nëpër celularët Android më shumë se 2.34 milionë herë.

Megjithatë, aplikacionet janë fshirë nga Play Store. Por nëse vazhdoni t’i keni të instaluara në aparatin tuaj celular, këshillohet që t’i çinstaloni sa nuk është vonë. Sipas ekspertëve, në pamje të parë duket se këto aplikacione janë të ligjshme, por realisht kanë qëllime dashakeqëse.

Ato përmbajnë një kod që mund të zbulojë se çfarë aplikacioni keni përdorur së fundmi në celularin tuaj.

Nëse keni hapur Facebook, këto aplikacione dashakeqëse mund të hyjnë në Facebook-un tuaj përmes një faqeje të rreme nga browseri.

Pasi u raportua lista me këto 25 aplikacione të rrezikshme, Google i fshiu nga Play Store.

Më poshtë lista e këtyre aplikacioneve:

Super Wallpapers Flashlight

Padenatef

Wallpaper Level

Contour Level Wallpaper

iPlayer & iWallpaper

Video Maker

Color Wallpapers

Pedometer

Powerful Flashlight

Super Bright Flashlight

Super Flashlight

Solitaire Game

Accurate Scanning of QR Code

Classic Card Game

Junk File Cleaning

Synthetic Z

File Manager

Composite Z

Screenshot Capture

Daily Horoscope Wallpapers

Wuxia Reader

Plus Weather

Anime Live Wallpaper

iHealth Step Counter

com.tqyapp.fiction

/tvklan.al




Të ngjashme