Veliaj: 20% ulje për udhëtimet me Air Albania 

25 mijë rinj që ndjekin studimet e larta në Tiranë janë pajisur me kartën e studentit, e cila ofron një sërë lehtësirash. Shërbimi i fundit që iu mundësohet mbajtësve të këtij dokumenti elektronik është ulje në biletat e udhëtimit me Air Albania. Kryebashkiaku i Tiranës ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë ajrore, që do t’ju ofroj çmime të reduktuara studenteve.

“Po marrin shërbime në tokë, por nga sot do të marrin shërbime edhe për fluturime ajrore. Duam shumë që studentët shqiptarë të përfitojnë nga ky liberalizim i tregut ajror, ndaj jam shumë i lumtur që çdo student i qytetit të Tiranës, që ka kartën e studentit, duke prerë biletën me ‘Air Albania’ merr automatikisht 20% ulje për udhëtimet dhe destinacionet ku fluturon ‘Air Albania’.

Për të përfituar nga kjo mundësi, por edhe shërbimet e tjera që ofron karta e studentit, Veliaj u bëri thirrje studentëve të tjerë që të aplikojnë pranë pikave që ekzistojnë pranë fakulteteve.

“Pikat e shpërndarjes së kartave i kemi në të gjithë territorin, në rektoratet edhe dekanatet e Tiranës, ndaj nxitoni, nxitoni, nxitoni! Kjo është vetëm ulja e 101-të në programin tonë për Kartën e Studentit, dhe do të vazhdojmë çdo ditë me ide të tjera”.

Karta e studenteve ju mundëson edhe abonenë me çmim të reduktuar.

Tv Klan