Veliaj: Prej sot, pjesë e urbanizuar e Tiranës

Banorët e Zall Bastarit do ta kenë më të lehtë komunikimin me Tiranën, pasi rruga drejt kryeqendrës tashmë ka përfunduar.

Pasi inspektoi përfundimin e punimeve edhe për qendrën e njësisë, Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se Rruga e Arbrit që po ndërtohet nga qeveria, do të ketë ndikim edhe më të madh.

“Sot nga Pazari i Ri deri pazarin e Zall-Bastarit vjen për 25 minuta. Falë punës që po bën qeveria me rrugën e Arbrit dhe falë lotit të dytë, i cili na lidh me rrugën e Arbrit në Zall-Dajt, më vjen mirë që do takohemi sërish këtu në verë, për ta bërë ardhjen deri në Zall-Bastar si të jetë një ndër lagjet e tjera të Tiranës”,.. Zall-Bastari sot është pjesë e urbanizuar e Tiranës së madhe”

Për Kryebashkiakun e Tiranës, punimet në Zall Bastar kanë ecur mirë pasi askush nuk tentoi t’i bllokojë ato.

“Pa bashkëpunim nuk bëhet asgjë. Ju e keni parë, aty ku s’ka bashkëpunim projektet vonohen. Dua të falenderoj jo vetëm shumicën dërrmuese që voton ne, por edhe miqtë tanë të djathtë për bashkëpunimin, sepse në këtë rrugë kalojnë edhe fëmijët e tyre. Aty ku të djathtët kanë mend, si në Zall-Bastar, nuk bllokojnë, nuk pengojnë, nuk vënë stërkëmbësha”.

Pas përfundimit të këtij investimi, Bashkia e Tiranës do të vijojë edhe me rrugët e tjera në fshatrat e zonës.

Tv Klan