25 punonjës të Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe ALUZINI-t do të duhet të përballen me drejtësinë. Ata janë kallëzuar brenda një muaji  për korrupsion dhe abuzim me detyrën. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj thotë se i njëjti fat pret çdo punonjës tjetër nga task forca kundër korrupsionit, nëse shkel ligjin.

Etilda Gjonaj,  ministre e Drejtësisë: 

“Nga 16 Prilli deri në 30 Maj, janë marrë masa represive duke përfhirë që nga regjistruesit dhe deri te punonjesit më të thjeshtë. Ju lutem mos pranoni të jepni rryshfet dhe ju lutem përsëri, zyrtarisht dhe përsonalisht: Denoncojini rastet e korrupsionit. Nuk toletohet as edhe një”.

Pak ditë më parë Kryeministri Rama shkarkoi nga detyra për shkak të performancës të ulët në punë 4 drejtorët e hipotekave të Pogradecit, Sarandës, Devollit dhe Malëssië së Madhe, si dhe krerët e ALUIZNI-t në njësitë Tirana veri dhe Tirana jug.

Tv Klan