Mbi 4 mijë testime të kryera në të gjithë vendin

25 raste të reja nga Covid janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Prej ditës së djeshme ka një rënie me 6 raste teksa sërish nuk ka viktima.

9 prej rasteve të reja janë zbuluar në Tiranë, 6 në Has dhe nga 3 në Shkodër e Lezhë.

Ndërkohë tek Infektivi po trajtohen 8 pacientë, që kanë nevojë për trajtim të specializuar.

Tv Klan