25 raste të reja me Covid dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit


25 raste të reja me Covid dhe 13 të shëruar në 24 orët e fundit

17:36 02/08/2021

Ministria e Shëndetësisë: Asnjë humbje jete dhe 3762 testime

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit është vënë re një tendencë në ulje e rasteve të reja me Covid. Mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 3,762 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid, 25 qytetarë.

Rastet e reja janë zbuluar në këto bashki: 20 në Tiranë, 1 rast në Shkodër, Durrës, Berat, Vlorë dhe Gramsh.

Aktualisht janë 433 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin dhe 20 pacientë po marrim trajtim të specializuar në Spitalin Infektiv.

Lajmi i mirë është se sërish nuk është shënuar asnjë humbje jete dhe janë shëruar 13 qytetarë duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,256 që nga fillimi i epidemisë./tvklan.al






Të ngjashme