Policia e Kukësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka arrestuar një qytetar nga Maqedonia e Veriut i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Mësohet se R.M., 25 vjeç, banues në Shkup është “arrestuar në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria”.

Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë person  për veprën penale “Vjedhje me armë”.

Tashmë për të riun kanë nisur procedurat e ekstradimit të tij drejt Austrisë, ku do të vuajë dhe dënimin./tvklan.al