Durrës | Rreth orës 11:40, në zonën e quajtur “4 rrugët”, Fllakë, shtetasi M. Ç., 25 vjeç, ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte dhe ka përplasur murin rrethues të një magazine.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi M. Ç. dhe pasagjerët në mjet, shtetasit E. D. dhe I. M., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al